Skip to main content

Albanian Mythology Universe

Legjendat shqiptare marrin jetë

Albanian
Mythology Universe

Një univers bashkëkohor i frymëzuar nga mitet, krijesat, heronjtë dhe rrëfimet e lashta shqiptare.

Shfleto
01
Një trashëgimi e rizgjuar

Legjendat nuk janë harruar. Ato kanë pritur të zgjohen.

Albanian Mythology Universe sjell mitologjinë shqiptare në një botë të re vizuale dhe narrative, ku rrëfimet e trashëguara ndër breza marrin formë përmes personazheve, vendeve dhe historive origjinale.

Nga malet dhe pyjet e mjegullta, deri te ujërat, shpellat dhe vendet e shenjta, çdo pjesë e këtij universi mbart një kujtesë, një simbol dhe një histori.

Zbulo historinë e projektit →
✦
Launch 01 · Pesë figura

Personazhet e universit

Shiko të gjithë →
Fryma e maleve

Zana

Një nga figurat më të njohura të mitologjisë shqiptare, Zana lidhet me malet, pyjet dhe natyrën e egër. Ajo përfaqëson bukurinë, lirinë dhe fuqinë e natyrës, por njëkohësisht edhe një forcë që nuk duhet nënvlerësuar.

Zbulo personazhin →
Forca e kaosit

Kuçedra

Një fuqi e errët dhe shkatërruese, e mbështjellë me frikë dhe energji të lashtë. Në mitologjinë shqiptare, Kulshedra lidhet me ujërat dhe me forcat shkatërruese të natyrës. Besohej se ajo mund të thante ujërat, të sillte thatësirë, vështirësi dhe fatkeqësi, duke kërcënuar jetën dhe mbarësinë e njerëzve.

Zbulo personazhin →
Fuqia mbrojtëse

Dragoi

Dragoi është një nga mbrojtësit e fuqishëm të botës njerëzore. Besohej se ishte gjysëm njeri. Ai lidhet me malet, stuhitë dhe luftën kundër forcave shkatërruese. Në përballjen me Kulshedrën, Dragoi mishëron forcën e së mirës dhe përpjekjen për të mbrojtur jetën dhe ekuilibrin e natyrës.

Zbulo personazhin →
Figura e misterit

E Bukura e Dheut

E Bukura e Dheut është një nga figurat më të njohura të mitologjisë dhe legjendave shqiptare. Ajo shfaqet si një figurë e jashtëzakonshme, e lidhur me bukurinë, misterin dhe botën e mbinatyrshme.

Zbulo personazhin →
Vallja e padukshme

Shtojzovallet

Shtojzovallet janë ndër figurat më misterioze të folklorit shqiptar. Ato përshkruhen si që rreflektonin dritën e hënës, të bukura, të mbinatyrshme, të lidhura me bjeshkët, pyjet dhe vendet e largëta të natyrës.

Zbulo personazhin →
Harta Interaktive

Çdo legjendë ka një vendlindje.

Udhëtoni nëpër trevat shqiptare dhe zbuloni vendet, krijesat dhe rrëfimet që frymëzojnë universin tonë.

Hap hartën interaktive
SHQIPËRI
KOSOVË
Lore Bible

Rregullat, historia dhe kujtesa e botës.

Thellohuni në kozmologjinë, simbolet, ngjarjet, fuqitë dhe lidhjet që formojnë Albanian Mythology Universe.

Kozmologjia Epokat Simbolet Fuqitë Ngjarjet Fjalori
Hyr në Lore Bible
Kopertina e novelës grafike Albanian Mythology Universe
Novela Grafike

Aventura e parë fillon këtu.

Zbuloni historinë e parë të Albanian Mythology Universe përmes një novele grafike me ilustrime origjinale dhe një rrëfim bashkëkohor të frymëzuar nga mitologjia shqiptare.

01 Histori origjinale
100% Frymëzim shqiptar
∞ Një univers në zgjerim
Rreth Nesh

Një urë mes trashëgimisë dhe së ardhmes.

Misioni ynë është të sjellim mitologjinë shqiptare në një univers modern, vizual dhe të aksesueshëm për brezat e sotëm dhe audiencën ndërkombëtare.

Njihuni me vizionin dhe ekipin →
Udhëtimi sapo ka filluar

Bëhuni pjesë e
universit tonë.

Zbuloni historitë, mbështesni projektin ose na kontaktoni për bashkëpunime krijuese dhe kulturore.